Qytetarët vijojnë nën ujë, Bushati: Hakmarrje e Ramës ndaj Shkodrës

Ish deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama se ka braktisur qytetarët që vijojnë të jenë nën ujë.

Sipas tij, shefi i qeverisë po hakmerret politikisht me Shkodrën sepse është bastion i djathtë.

Helidon Bushati“Kjo qeveri e ka braktisur Shkodrën duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Ka më shumë se 1 muaj që zona e nënShkodrës është e përmbytur, sepse qeveria nuk vë dorë.

Hakmarrja politike e Edi Ramës po bie sot mbi çdo fëmijë, mbi çdo grua dhe çdo banor të qarkut tonë. Asnjë ndihmë, asnjë qindarkë, asnjë mbështetje që permbytjet të mos ndodhin ose, të paktën, që uji të largohet shpejt. Kjo hakmarrje politike e kryeministrit në ikje është diskriminuese dhe për shkodranët.

Nuk ka asnjë masë, asnjë ndërhyrje. Heshtje, moskokeçarje, harrese e plotë, ndersa banorët përballen me kërcënimin e jetës dhe mundi i tyre në bujqesi, blegtori dhe frutikulturë  është shkatërruar. Ky kryeministër tallet me qytetaret. Babëzia, korrupsioni, mllefi ndaj shkodranëve që nuk e votojnë, e ka verbuar!”

SHKARKO APP