Qytetari i ofron kryeministrit biçikletë 30 euro pa shalë

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmë pas shfuqizimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, të datës së zgjedhejve lokale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, i u shpreh se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor. Një koment poshtë postimit të kryeministrit po bën xhiron e rrjetit.

Një qytetar shprehet me ironi se ka nxjerrë në shitje biçikletën e tij pa shalë, për 30 euro dhe po e poston në faqen e kryeministrit pasi ka shumë njerëz VIP.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E di që këtu komentojnë shumë njerëz VIP-a. Shes një biçikletë me zile 30 euro. Pak e përdorur, pa shalë. Ju lutem vetëm njerëzit serziozë”, shkruhet në koment. Kaq ka mjaftuar që të kthehet në një nga komentet më të shpërndarë në rrjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?