Qytetari i përgjegjshëm që habiti kalimtarët

Përplasja e protestuesve me policinë gjatë ditës së sotme shkaktoi dhe dëme në rrugë. Pamjet tregojnë pasojat e përplasjes.

Një nga momentet që ka habitur disa kalimtarë është veprimi i një qytetari të përgjegjshëm, i cili me mjete rrethanore fiku një prej zjarreve të ndezura nga protestuesit në rrugën përpara Parlamentit. Përmes një ene uji që përdoret për të ujitur lulet, qytetari është fotografuar teksa shuan zjarrin e krijuar nga ndezja e disa barrierave plastike në mes të rrugës.

Ndërkohë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur menjëherë pastrimin e rrugëve dhe zonave ku u zhvillua protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?