Qytetari i shkruan letër të afërmit të shtruar në spital: Vetëm babai është me Covid-19 (VIDEO)
Një qytetar ka gjetur një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me të afërmin e tij që ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Familjarë të shumtë presin jashtë kangjellave të spitalit për një lajm për të afërmit e tyre. “Më ka marrë doktori në telefon. Shpresë nuk na kanë dhënë, babain e kam në terapi intensive. Nuk e dimë fare se si u infektua. Unë kam ardhur nga Anglia, jam top, të gjithë jemi top, vetëm babai e ka marrë”,-tregon një nga familjarët. Ata shtojnë se po mbajnë kontakte përmes telefonit me anë të mjekëve me të afërmit e tyre, por nuk dinë se çfarë ndodh brenda katër mureve.