Qytetarja i ankohet për inxhinieren, Rama: Shko në bashki! Banorja: Ashtu është por nuk është ashtu!

Një qytetare nga Korça, banuese në lagjen 1 të qytetit i është ankuar kryeministrit për inxhinieren e lagjes, pas dhënë sqarime konkrete se çfarë e shqetësonte.

Debati dhe batutat:

Qytetarja: Unë një ankesë kam ndaj inxhinieres së lagjes numër 1. Jo vetëm unë por edhe shumë banorë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Pse, çfarë ka bërë inxhinieri?

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarja: Inxhinierja e lagjes  nr1 që dhunon banesat dhe dhunë psikologjike banorëve. Ju lutem shumë krijoni një komision që të verifikohen këto gjëra. Jemi plot veta të lagjes 1 që e kemi këtë problem. Kaq kisha.

Rama: Ju të lagjes 1 jeni shumë të vështirë.

Qytetarja: Jemi shumë të vështirë. Kjo është një çështje shumë e thjeshtë për trajtuar me kryetarin e bashkisë dhe për të marrë zgjidhje.

Qytetarja: Ashtu është zt.Kryeministër, po nuk është ashtu. Dhe një takim të vogël dua të lutem me deputetin Niko Peleshi.

Rama: Ja ku e ke. Edhe ky i lagjes 1.

Qytetarja: Po! Jam unë që e kam votuar me duart e mia.

Rama: Meqë është i mirë vërtetë, bashkohuni pas takimit për të mbrojtur lagjen 1 nga inxhinierët e ndërtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?