Qytetarja kërkon deputetin në Kuvend. I kanë hequr kempin (VIDEO)

Pranvera Mehmeti është një nënë 56-vjeçare e cila këtë të premte kërkonte zgjidhje nga depuetetet e zonës, pasi i ishin përplasur më herët shumë dyer institucionesh lokale e qendrore.

Për këtë arsye kishte udhëtuar nga Këlcyra e Përmetit drejt kryesisë së Kuvendit për takuar politikanët që ta ndihmonin të ripërfitonte kempin që i ishte hequr dhe po ashtu kompensimin për energjinë elektrike.

Përfaqësuesit e Kuvendit i sqaruan zonjës se nuk ishte ai institucioni kompetent ku mund ta gjente zgjidhjen, por përballë këmbënguljes dhe revoltës së saj, policia u detyrua ta shoqëronte në komisariat.

Dyert e kryesisë së Kuvendit, çdo ditë qëndrojnë plot me qytetarë që kërkojnë zgjidhje për hallet që gjatë fushatave zgjedhore, deputetet plot zell u kanë premtuar se do të zgjidhin. Por tek dera e kryesisë, të rrallë janë ata që ndalen t’i takojnë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WLtwNFy2tgE&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP