Qytetarja përqafon Ramën: Më bëtë gruan më të lumtur në botë

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme të paraqesin ankesën e tyre. Teksa pohoi se të shumtë kanë qenë skeptikët për këtë proces, kreu i qeverisë theksoi se sot shumë probleme të tyre janë zgjidhur.

Fjalën e mori edhe një qytetare, e cila kishte besuar tek platforma e bashkëqeverisjes, ndërsa tregoi se sot problemi me pronën e saj kishte marrë fund. Redi Kola tha se pas 8 vitesh kishte marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa e prekur falënderoi platformën. Po ashtu ajo i kërkoi live kryeministrit një përqafim, në shenjë mirënjohje për problemin që i ishte zgjidhur.

“Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot”, tha gruaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?