Qytetarja-Ramës: Dy nga të infektuarit janë figura publike, burri zyrtar

Ora-orës në vend shtohen rastet e të prekurëve dhe frika e shqiptarëve është e madhe. Mbrëmjen e së enjtes, kreu i qeverisë Edi Rama vijoi komunikimin me qytetarët. Dy të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Tropojës. Bëhet fjalë për një çift që janë nisur sot me ambulancë drejt Tiranës. Nga ana tjrtër, një qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga Rama, është shprehur e alarmuar. Qytetarja në fjalë i tha Ramës se personat e infektuar janë burrë e grua, persona publikë, burri zyrtar dhe gruaja mësuese, të cilët ajo i njihte personalisht.

Biseda:

Kryeministri: Edi Rama jam, çkemi nga Tropoja, mbahet fort?

Qytetarja: Po Tropoja, po mbahet sa mundet, mirë kemi qenë deri me këtë rastin e sotëm

Kryeministri: Çfarë problemi ke se ke bërë një denoncim këtu?

Qytetarja: Unë për këtë rastin kam denoncuar.

Kryeministri: Ma thuaj!

Qytetarja: Ky rasti ka një javë, që shkon në spital, bën serume, del prej spitali. E kemi marrë vesh që ka qenë me temperaturë dhe dje më ka shqetësuar. Unë kam edhe burrin e sëmurë edhe vetë jam e sëmurë.

Kryeministri: Çfarë e ke ti këtë rastin?

Qytetarja: Rastin në fjalë, me thënë të drejtën i njohim të dy. U them shërim sa më të shpejtë o Zot se ne këtu në Bajram Currë një grusht jemi dhe njihemi. Ata janë njerëz bublik me thënë  të drejtën, burri punon zyrtar dhe e shoqja është mësuese. Janë njerëz shumë të mirë.

Kryeministri: Ata pse kanë nevojë që të denoncosh ti?

Qytetarja: Jo tani u bë publikë. Por unë e kam pasur që dje këtë problem dhe është zgjidhur.

Kryeministri: A po shyqyr se unë këto që kam përpara nuk e kisha me këtë dritën jeshile. Dakord shumë faleminderit.

SHKARKO APP