Qytetarja: RTV Ora televizioni i së drejtës. Ta paguajë vetë Rama haraçin

Një qytetare ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj”, ku është shprehur e revoltuar duke shprehur se RTV Ora është një televizion i së drejtës dhe i ndershmërisë. Sipas saj, ashtu si Becchettin, do ta paguajë vetë haraçin kryeministri Edi Rama.

”Mos lëvizni se jeni një televizion i së drejtës, i ndershmërisë dhe i zgjidhjeve së halleve që ju bëni në mëngjes. Atë që duhet ta bëjë qeveria, por ama nuk bën asgjë. Ju keni një meritë të paparë. Ashtu si Becchettin, ta paguajë vetë Rama haraçin. Le t’i zbrazë ai vetë xhepat se ka frikë. Po të gjithë bëjnë gabime, prandaj duhet të pranojë të shahet kur gabon dhe të lëvdohet kur bën mirë. Nëse ka bërë gabim Ndroqi, drejtësia ta gjykojë, por nuk mund të vijë policia në televizion. Kryeministri ka vënë deputetë kriminelë në parlament, si i erdhi keq për këta televizione. Nuk e di ku jetojmë”.

SHKARKO APP