Qyteti antik i Turqisë mund të shkatërrohet në pak javë

Një qytet i lashtë historik në Turqi rrezikon të përmbytet në fare pak javë. Vend i quajtur Hasankeyf në të cilin gjenden mijëra banorë shtrihet në brigjet e lumit Tigris, në juglindje të Turqisë dhe pritet të përmbytet si pasojë e ndërtimit të digës Ilisu, e cila do të prodhojë energji për rajonin.

Qyteti do të rrethohet përfundimisht më 8 tetor, duke u lënë kështu banorëve më pak se një muaj kohë për të lënë shtëpitë e tyre. Përgjatë viteve, projekti në fjalë është përfshirë nga polemika të shumta si dhe ka humbur mbështetjen e banorëve apo të qeverive të huaja për shkak të ndikimit absolut në qytetin antik.

Hasankeyf vlerësohet të jetë rreth 12,000-vjeçar. Ndër tiparet e tij, historikisht të rëndësishme, janë mbetjet e një ure të shekullit të 12-të, një varr cilindrik i shekullit të 15-të, rrënojat e dy xhamive dhe qindra shpella natyrore. Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë pritet që ndryshe nga rrugët apo shtëpitë, ujit do të mund t’i shpëtojë vetëm kështjella.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?