Qyteti i një mbi një dritareve, mes plehrave dhe tymit toksik

Qyteti i Beratit prej 24-orësh vazhdon të jetë i pushtuar nga tymi dhe era e keqe, si rezultat i djegies së plehrave në sheshin e depozitimit në dalje të qytetit. Shtëllunga të mëdha tymi sheh që përhapen me shpejtësi drejt qytetit, ku kundërmon që prej mbrëmjes së djeshme edhe era e keqe e plehrave.

Shumë herë persona të papërgjegjshëm i kanë vënë flakën plehrave dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh një ndotje e tillë. Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mbrëmjes së djeshme dhe kanë vazhduar për disa orë me radhë e më pas vendin e tyre e zuri tymi që nuk ka pushuar dhe për shkak të erës është përhapur drejt qytetit.

Ka qenë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët të fikeshin dhe situata të vihej nën kontroll por ndonëse zjarri është fikur ka shkaktuar një ndotje shumë të lartë mjedisore në të gjithë qytetin e Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?