Qyteti Studenti do rindërtohet, ja kur përfundon kampusi i ri

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të shemb tre godina në Qytet Student përkatësisht godinat me numër 15,18,19 kjo pasi tërmeti i datës 26 nëntor solli dëmtime serioze në strukturën e tyre. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka vendosur që shembjen e tyre ta realizojë me mjete të tonazhit të rendë dhe jo eksploziv, pasi shpërthimi i tij mund të dëmtoj godinat e tjera përreth.

Tashmë që ka nisur shembja e godinave çfarë do të bëhet me këtë hapësirë?

Objektivi kryesor është rivendosja e strukturave siç ishin, ne jemi në diskutim për të filluar punimet për 4 objektet e para në Qytet Student, si dhe jemi në fazën e studimit të 5 objekteve të tjera. Bashkëpunimi jonë me qeverinë gjermane do të mundësojë që brenda një periudhe 3-4 vjeçare të kemi mundësi të rindërtojmë të gjitha objektet e Qytet Studentit për t’i kthyer ato në një kampus modern. Nën kujdesine vecantë të kryeministrit është dhe inkorporimi i kampusit në universitetin e Tiranës, si pjesë e paktit për universitetin. Integrohet jeta e pas shkollës që do të thotë një qendër sportive, kulturore vendet ku kanë mundësi të mësojnë si dhe pjesa e fjetjes. Pra një kampus i integruar në atë zonë”,-tha nënkryetari i Bashkisë, Mazniku.

SHKARKO APP