Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar, humb jetën 45-vjeçari
Një punonjës ndërtimi ka humbur jetën këtë të mërkurë, pasi në momentin që ka qenë duke punuar dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Bëhet fjalë 45-vjeçari Ylli Xhaferri ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore por pa shenja jete.
Është e paqartë ende se si ka rënë në korent 45 vjeçari, baba i 3 fëmijëve.
KOHA JONË SONDAZH

