Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 65-vjeçari në Divjakë
Aktualitet E Hënë, 9 Shtator 2024 11:01
Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Spolat të Divjakës pasi e ka zënë korrenti.
Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.