Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë mirëmbajtësi i rrugëve të Baldushkut në Tiranë

Mirëmbajtësi i rrugëve të Baldushkut në Tiranë, 60- vjeçari H.M, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt më rrymën elektrike në fshatin Vrap.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se H.M, ishte duke punuar kur ra në kontankt me rrymën elektrike dhe u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Baldushkut.

Ndërkohë edhe pse u transportua për të marrë ndihmën mjekësore H.M, nuk ia ka dalë dot.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP