Ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës, humb jetën 29-vjeçarja

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçares në lagjen “10 Korriku” të Vlorës.

“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP