Ra nga kati i 7-të i pallatit/ Ndodh mrekullia, 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën
Vogëlushja e cila ra mbrëmjen e djeshme nga kati i 7-të i një apartamenti në Durrës është jashtë rrezikut për jetën.
Fatmirësisht, 3-vjeçarja ra mbi tendën e një biznesi që ishte në katin e parë duke shpëtuar kështu për mrekulli.
Fillimisht e mituara u transportua në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, ku u raportua se ishte në gjendje të rëndë. Më pas, ajo u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializura, ku vijon të jetë e shtruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet ende e paqartë se si vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.