Ra nga makina? Policia jep detaje për 5-vjeçarin në Shkodër
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë të kësaj mbrëmje në Shkodër.
Një fëmijë 5-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga automjeti ku po udhëtonte me të atin dhe pjestarë të tjerë të familjes.
Gjendja e tij mësohet se është e rëndë dhe po mer mjekim të specializuar në Spitalin e Shkodrës.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Fillimisht nga burime jo zyrtare u raportua se fëmija ishte 1-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.