Radhë kilometrike në dyja anët pikës kufitare në Muriqan
Kjo e shtunë shënon numrin me të madh të automjeteve që hyjnë e dalin nga pika kufitare e Muriqanit. Radhë kilometrike makinash që shkojnë deri në 12 kilometra.
Përvec trafikut të madh, kjo radhë e cila shkon deri në tre për të kaluar kontrollin kufitar, vjen se nuk janë gjithë sportelet e policisë në punë apo nga vonesat e tmerrshme gjatë kontrollit të pasaportave.
Në të vertetë, këto ditë piku turizmi ka nevojë për me tepër zhdërvjelltësi kontrolli dhe mundet edhe lehtësi në verifikime. Në një moment kontrolli kufitar malazezo-shqiptar vonuan radhën sepse po kontrollonin një makinë me
targa angleze për mbi 25 minuta, ndërsa makinat në radhë katërfishe u binin borive.
Si rregull në periudha piku turistik në pikat kufitare ka një urdhër që të mos vonohen nga kontrollet rutinë.
Por në Muriqan sot durimi shkon deri në tre orë apo me shumë për të kaluar.
Aq me tepër se nuk shikohet as polici rrugore sepse futen radhë e pa radhë dhe kush është më i fortë!