Radhë kilometrike në Morinë, qytetarët presin disa orë për t’u futur në Kosovë
Qytetarët që kanë udhëtuar nga Shqipëria në Kosovë gjatë të shtunës është dashur të presin për orë të tëra në Morinë, duke shkaktuar radhë që arritën deri në disa kilometra. Kjo pasi kusht për të hyrë në Kosovë, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria e Albin Kurtit, është vaksina apo testi për çdo qytetar që kërkon të futet në territor.
Sipas raportimeve, në punë kanë qenë 5 sportele gjithsej, ndër të cilat, 4 për makinat dhe 1 për mjetet e tonazhit të rëndë.
Situata në Morinë është përsëritur gjatë kësaj jave, për shkak të masave të reja që hynë në fuqi në Kosovë. Nga e hëna, edhe hyrja në Shqipëri do të jetë e kushtëzuar, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi masat e reja anti-COVID, për shkak të shtimit të shpejtë të rasteve në vend.
KOHA JONË SONDAZH

