Radhë në ambulanca për vaksinimin, ndryshimi i orarit shkakton kaos te të moshuarit
Ndërkohë që në sheshin Skënderbej po zhvillohet vaksinimi masiv i qytetarëve, në një qendër shëndetësore në Tiranë nuk respektohet aspak masat anti-covid.
Edhe pse në kohë pandemia dhe numrat të lartë infektimesh e vdekjesh, duket se qytetarët dhe institucionet shëndetësore nuk i respektojnë masat e vënë.
Në qendrën shëndetësore në Tiranë, të moshuarit presin në radhë për t’u vaksinuar, por duke mos ruajtur distancën mes tyre.
Ata shprehen se nuk respektohet distanca dhe shtojnë se janë të detyruar që të presin me orë të tëra deri sa t’i vijë radha të moshuarit.
Ndërkohë që drejtuesit e qendrës shëndetësore nuk kanë një listë emërore të të moshuarve.
Në katin e dytë ndodhen 20 persona dhe ka vetëm 2 infermiere për të kryer procesin.
Nga ana tjetër vetë mjeket nuk e kanë informacionin lidhur me çfarë vaksinash do të bëhen.
“Na ka thënë mjekja e lagjes se do të vaksinohemi sot, po shumë rrëmujë. Këtu vjen për t’u shëruar dhe sëmuresh më keq.”
“Kanë disa 2 orë që presin këtu. Nuk ka rregull, sepse s’kanë vënë emra këtu. Ne na lajmëroi ambulanca e lagjes.”
“Ne kështu po e marrim virusin më shumë. Këtu po futen njerëzit pa radhë.”
“Ne e kishim në orën 9, erdhëm qysh në 8:30 dhe akoma nuk jemi vaksinuar, ora 11.”
Burimi: Ora News