Radhë për të paguar energjinë në Tiranë, qytetarët i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit

 dhe për të shlyer detyrimet që kanë me shtetin, nga frika se mos penalizohen apo më keq akoma, mos përfundojnë në qeli.  Një ditë pasi kanë dëgjuar Kryeministrin Edi Rama, se do të mund të kursejnë në forma të tjera nëse paguajnë të gjithë detyrimet e tyre të energjisë, në dyert e OSHEE-së janë drejtuar edhe më shumë njerëz gjatë ditës së sotme, madje edhe nga ata që nuk kanë dashur të paguajnë deri tani faturimet aforfe, dhe janë kthyer në debitorë. Ka pasur edhe pensionistë që më parë nuk iu kanë mjaftuar paratë për të paguar energjinë, por tashmë shohin si mundësi ta paguajë atë, me këste, ashtu siç i ka orientuar kryeministri Rama, teksa njëri prej tyre e shprehet i vendosur të shlyejë borxhin që ka ndaj shtetit. Borxhi i familjarëve shqiptarë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë arrin në shuma marramendëse. Deripara një muaji llogaritej rreth 150 mln euru. Të vetëdijshëm se duhet ta paguajnë energjinë, tashmë ka qytetarë që skemën e re e shohin si mundësinë e tyre më të mirë. Ka edhe ankesa për faturimet, por gjithsesi e pranojnë se borxhi duhet paguar. Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë asnjë amnisti për ata që i kanë borxh kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por qeveria do të krijojë lehtësi pagese. Nga ana tjetër, sot PD-ja bëri thirrje që të falen kamat-vonesat, pasi qytetarët janë në vështirësi dhe nuk i paguajnë dot.

SHKARKO APP