Radhë të gjata deri në 12 kilometra në doganën e Morinës. Qytetarët: Kemi 3 orë që presim
Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës. Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.
Në Morinë po punohet me kapacitete të plota dhe forca të shtuara, e po ashtu procedura e verifikimit të dokumenteve anti-COVID është e shkurtër, sërish është e pamundur shmangia e radhëve në kufi.