Radhë të gjata në Kakavijë, edhe pse temperaturat janë si në Afrikë

Pandemia ka vështirësuar lëvizjen e lirë, por në këto temperatura si në Afrikë, pritja për të kaluar në Greqi nga Kakavija, është një sakrificë e madhe. Qytetarët shqiptarët të cilët kanë kryer vaksinat Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V, edhe përse nuk janë aprovuar nga EMA, kanë tashmë “biletën” për të kaluar në kufirin grek. Po ashtu lejohet edhe kalimi për në vendin fqinj për të gjithë ata që kanë bërë vaksina kineze apo ruse.

Edhe në temperatura që tejkalojnë 40 gradë, radha e gjatë e makinave në pikën kufitare të Kakavijës në pritje për të shkelur në tokën greke është shumë e madhe.

Qindra shqiptarë në automjetet e tyre kanë ngecur në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të numrit të ulët të sporteleve në doganën greke dhe keqmanaxhimit të situatës. Deri në orën 08:00 të mëngjesit dogana greke punonte me 3 sportele, por papritur njëra prej tyre ndaloi funksionimin dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve policore në Kakavijë për rifunksionimin e saj.

SHKARKO APP