Radio gjermane DW: Në rast të embargos, si do t’ia dilet pa naftën ruse?

Nga DW

Kush duhet të heqë dorë nga furnizimet? Kjo është pyetje që duhet të shtrohet, kur një ditë do të hiqet dorë nga nafta ruse. Ka disa mënyra të uljes së konsumit që nuk u dhembin aq qytetarëve.

BE po shqyrton mundësitë e vendosjes së embargos së naftës kundër Rusisë. Disa vende anëtare janë në gjendje t’ia dalin mbanë pa naftë ruse, të tjerë jo. Megjithatë embargoja do të prekë çdo vend dhe shtrohet pyetja: kush merr më pak, nëse në tërësi ka më pak për t’u ofruar? Shumë vende, me në krye Gjermaninë, po kërkojnë alternativa të tjera, por kjo nuk ka shumë kuptim. Sepse nëse mbetet e njëjtë sasia e konsumuar, për shkak të furnizuesve të rinj, atëherë edhe çmimet do të mbeten të larta, gjë që Putinin duhet ta gëzojë. Që nga fillimi i luftës vendet e BE kanë importuar naftë në vlerë rreth 24 miliardë euro nga Rusia.

Prandaj ka rëndësi të ulet në tërësi përdorimi i naftës. “Gati gjysma e nevojës europiane për naftë ruse mund të kursehet deri në vitin 2023, dhe gati e gjithë nevoja deri në vitin 2025”, beson William Todts, drejtori ekzekutiv i “Transport&Enviroment, T&E, një organizatë që ia dedikon punën trafikut rrugor ekologjik. Vaji, derivat i naftës, produkt përdoret kryesisht për ngrohje, nafta për trafikun dhe përftimin e energjisë. Në BE 70% e naftës përdoren për automjetet.

Masa konkrete

Që nga fillimi i luftës vendet e BE kanë importuar naftë në vlerë rreth 24 miliardë euro nga Rusia.

Një masë lehtësisht e aplikueshme për uljen e përdorimit të naftës është kufizimi i shpejtësisë së automjeteve. Në 70% të autostradave gjermane nuk ka kufizim shpejtësie. Rreth 2,1 miliardë litër karburante mund të kurseheshin në vit në Gjermani, nëse vendoset kufizimi i shpejtësisë në 100km/orë në autostrada. Dhe nëse në zonat e brendshme të qyteteve vendoset kufizim shpejtësie në 30km/ orë atëherë sipas Organizatës Gjermane të Ekologjisë, mund të kursehesin në tërësi 3,7 miliardë litra benzinë dhe naftë që shpenzohen për trafikun. Masa të tjera do të ishin të dielat pa automjete, stimuj për përdorimin e transportit publik dhe më shumë homeoffice.

Mobiliteti elektrik në plan afatmesëm do të sillte po ashtu shumë efekt, sipas T%E. Me këtë masë do mund të ulej kërkesa për naftë deri në vitin 2023 me 38,8 tonë njësi nafte, gjë që i përgjigjet 48% të konsumit të naftës për automjetet europiane. Kjo masë ka efekt sidomos nëse i drejtohet më shumë automjeteve me kilometrazh të lartë, psh. automjeteve të firmave, taksive, autobusëve, automjeteve të transportit. Një masë tjetër lidhet me trafikun ajror dhe uljen e përdorimit të kerozinës. Nëse shumë vende do të merrnin si model Francën, që i ka ndaluar fluturimet e distancave të shkurtra dhe ka ofruar për këtë përdorimin e trenit, atëherë në vit mund kurseheshin 2 miliardë euro import nafte nga Rusia. Këtë e thotë një analizë e Greenpeace. Kjo organizatë kërkon edhe ndalimin e fluturimeve bosh. Këto janë fluturime, me avionë bosh ose gjysmë të mbushur, që përdoren nga shoqëritë e fluturimit për të marrë të drejta e fluturimit. Vitin e kaluar, sipas Greenpeace dimrin e kaluar janë kryer 100.000 fluturime të tilla që kanë shpenzuar 360.000 tonë kerozin.

Ulja e tatimeve nuk ndihmon

Masat për uljen e çmimit të karburantit për shkak të rritjes së çmimeve të përgjithshme të energjisë nuk do të ndihmonin në uljen e përdorimit të naftës. Megjithatë të premten në Bundestag mund të diskutohet plani që në tre muajt e ardhshëm të verës, tatimi për energjinë që u vendos si tatim shtesë mbi karburantet të ulet në nivelin europian. Sipas T&E, nëse benzina dhe nafta bëhen më të lira nuk krijohen stimuj për të kursyer, përkundrazi. Masat që morën 18 vende europiane me uljen e tatimeve për karburantet që nga marsi kanë çuar në shtimin e përdorimit të naftës në 3,3 milionë tonë më shumë.

Pra ka disa mundësi se si mund të ulet përdorimi i naftës. Ndërkohë që në BE ende diskutohet, nëse është e mundur vendosja e embargos së naftës ruse. KE e propozoi embargon për naftën brenda gjashtë muajve të këtij viti dhe për produktet e rafinerive deri në fund të vitit 2022- Gjermania në një rast të tillë do të ishte më pak e prekur, se ka arritur të ulë shpejt varësinë nga nafta ruse. Nëse vitin e kaluar rreth një e treta e naftës vinte nga Rusia, aktualisht importet ruse përbëjnë vetëm 12%. Ndryshe është gjendja në Sllovaki, Çeki, Bullgari. Në tërësi 25% e naftës që përdoret në BE vjen nga Rusia.

SHKARKO APP