Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radio Vatikani: Nënë Tereza me sarin e bardhë me vijën blu anash, në botën e të varfërve

Aktualitet E diel, 17 Gusht 2025 15:12
Radio Vatikani: Nënë Tereza me sarin e bardhë me vijën blu anash, në botën e të varfërve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 17 gusht tё vitit 1948, Nënë Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën e blu anash, petkun e njё jete tё re rregulltare, për të hyrë në botën e të varfërve, të cilëve iu kushtua tёrё jetёn deri më 5 shtator 1997, kur në Kalkutë ndërroi jetë. Më 19 tetor 2003, u shpall e Lume nga Papa Gjon Pali II. Më 4 qershor 2016 u shpall Shenjte nga Papa Françesku

Duke shfletuar kalendarin kujtojmë se si sot më 17 gusht tё vitit 1948 Nënë Tereza – Ganxhe Bojaxhiu veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën e blu anash, petkun e një jete rregulltare kushtuar Zotit në shërbim të njeriut, për të hyrë në botën e të varfërve, të cilëve iu kushtua tërë jetën, deri më 5 shtator të vitit 1997, kur në Kalkutë ndërroi jetë.

Viti 1948 pёr Motrën Tereze Ganxhe Bojaxhiu ёshtё i rёndёsishёm, pse atё vit, pas gati 20 vjetësh të kaluara në Kongregatën e Motrave rregulltare të Loretos, ajo e la kuvendin e Entalisë me pesë rupi në xhep dhe me veshjen e sarit, me shirita blu, të grave indiane më të varfëra, e nisi misionin e shërbimin e saj plot dashuri ndaj më të varfërve ndër të varfër. Ishte, pra, 17 gushti i vitit 1948. Ganxha e vogël nga Shkupi bëhej Nënë Tereza dhe fillonte, nga ai moment, rruga e saj prej gjiganteje në shërbim të më të varfërve të mbarë botës, pa dallim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kujtojmë se Sari bardh e blu, petku i ‘Motrave rregulltare Misionare të Dashurisë’ të themeluara nga Nënë Tereza, është tashmë shenjë dalluese, nën mbrojtje juridike qё nga viti 2017, e kjo për të shmangur çdo lloj shpërdorimi. Çdo veshje rregulltare, çdo zhgun e çdo veladon ka domethënien e vet. Në rastin e ‘Motrave Misionare të Dashurisë’ të Nënë Terezës, e bardha është simbol i pastrisë, e vijat blu, të kujtojnë ngjyrën e veshjes së Zojës së Bekuar si dhe tre kushtet: varfëri, pastri, bindje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithё veprimtaria e Nënё Terezёs dhe ajo e Misionareve tё Dashurisë kishte dhe ka një qëllim tё vetëm, nё emër tё Dashurisë sё Zotit t’i përgjigjej sa më mirë si nevojave fizike, ashtu edhe atyre shpirtërore të të varfërve e tё mënjanuarve tё shoqërisë, kudo, pas asnjë dallim.

Në 1979 Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, tё Dielën e 29-tё gjatë vitit kishtar, Ditën Botërore Misionare, me ritin e Beatifikimit, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, u shpall e Lume nga Papa Gjon Pali II. Më 4 qershor 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan u kremtua riti i kanonizimit, gjatë Vitit jubilar tё Mëshirës Hyjnore, dhe u shpall Shenjte e Kishës Katolike Universale nga Papa Françesku.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 2 orësh

Po ç’gjë të jashtëzakonshme bëri Nëna e madhe e të varfërve e vijon ta bëjë Kongregata e themeluar prej saj?

Dëshmia e Nënë Terezës dhe e familjes së saj rregulltare, nuk shkëputet nga realiteti, nuk është shumë e lartë, shumë e ashpër, shumë kërkuese, shumë impenjative, për të prekur seriozisht të përditshmen e atyre, që dëshmojnë se janë të krishterë. Vepra e saj është tronditëse, sepse përfaqëson të vërtetën e Zotit, vënë në jetë me gjithë dashurinë, që mund të ketë zemra njerëzore. E është pikërisht kjo dashuri, që të ndihmon të kapërcesh çdo lloj pengese. Kjo dashuri, që jetohet deri në fund të fundit, na ndihmon të besojmë e lëshojmë veten plotësisht në dorë të Zotit.

Nënë Tereza mes tjerash na thotë: “Duaje jetën, ashtu si të vijë”

Sot, në përkujtimin e 17 gushtit tё vitit 1948, kur Nënё Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën e blu anash, për të hyrë pёr tёrё jetën në botën e të varfërve, kjo ftesë e saj, tingëllon gati si urdhër për çdo njeri: “Duaje jetën!”, sepse është dhuratë e Zotit për të tjerët.…

Duaje jetën ashtu si të vijë!

Duaje fort jetën tënde, ashtu si të vijë papritë
Duaje plotësisht, mos rri – i ngrysur ditë për ditë.
Duaje kur ka shumë dritë, dhe kur i humb kuptimi,
E duaje fort edhe, kur të ndjek përpas mohimi.
Duaje, kur të lënë vetëm, e ndoshta të poshtërojnë,
E duaje kur si mbret, të gjithë ty të lartojnë.
Duaje dhe kur të vjedhin e t’i lënë duart e thata,
E duaje kur të duan e të mbushin me dhurata.
Duaje kur të flakojnë në shtigje t’errëta të natës,
Por dhe kur zemra, pezull, i qëndron fort shtrëngatës.
Kur s’shikon sy njeriu për javë edhe për muaj,
E sidomos kur ëmbël të lëmon një dorë e huaj!
Duaje kur nuk ka më, aspak kuptim kjo botë,
Por dhe kur është e hijshme, e mirë e kuptimplotë.
Duaje kur je i lum, duaje kur je i mjerë,
Duaje kur je i fortë e edhe i ligshtë përherë.
Duaje kur ke shumë frikë, edhe kur ke guxim
Duaje si kur të dridh, si kur të mbush me gëzim
Duaje për kënaqësi të vogla e edhe për të mëdha,
Duaje, kur të bën të qeshësh e kur të bën hata.
Duaje, pse dashuria të jep kuptim e shpresë,
E në fund vetëm ajo mes nesh gjithnjë do të mbesë,
Kur të nisemi nga viset e mrazta të murrizit,
ka për ta hapur gonxhen në kopshtet e Parrizit!

Përkthim i lirë marr nga libri “Njoha një shenjtore”, shkruar nga kardinali Angelo Komastri).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.