Radman: Shqipëria përparim të jashtëzakonshëm, Kroacia do të vijojë mbështetjen në rrugën drejt BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi është gati të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kroacia dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie tradicionalisht të afërta dhe miqësore. Shqipëria ka pritur gjatë për të qenë pjesë e BE-së dhe mendojmë se tashmë është koha”, tha Radman. Ai përgëzoi Shqipërinë për mbylljen e përkohshme të kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave, duke e cilësuar atë një dëshmi të përkushtimit ndaj objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.
“Mbyllja e përkohshme e kapitujve 25, 26 dhe 30 është një moment i rëndësishëm që konfirmon përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për anëtarësimin në BE”, u shpreh ai. Radman nënvizoi se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit të integrimit, duke ndarë përvojën dhe asistencën teknike. “Inkurajojmë Shqipërinë që të ruajë ritmin aktual të reformave… Jam i sigurt që mundi juaj do të kurorëzohet”, tha ministri kroat.
KOHA JONË SONDAZH

