Trafiku i heroinës nga Afganistani në Itali, pushohet dosja për Altin Hajrin
Altin Hajri, i cilësuar nga Guardia di Financa e Venezias si një nga kapot e organizatës kriminale që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë nuk është më në kërkim.
Burimet të sigurta të policisë i thanë Ora News se nga dita e djeshme, 6 Maj Interpoli ka hequr emrin e Altinit nga lista e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Venezias ka pushuar cështjen ndaj tij. Vendimi është marrë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërkohë që në operacionin e ndërmarrë më 28 tetor 2015 dy vëllezërit, të cilët u konsideruan si kapo të organizatës kishin arritur ti shpëtonin arrestimit.
Të dy vëllezërit nuk u arrestuan gjatë operacionit. Ndërsa për Altinin u pushua dosja ndaj Emiljanos vazhdon të ketë urdhërarrest ndërkombëtar. Sot, 7 Maj u njoftua arrestimi i dy kushërinjve të cilët akuzohen si të përfshirë në këtë trafik
Operacioni u cilësua mjaft i suksesshëm nga të dy policitë dhe atëherë Guardia Di Financa e Venecias deklaroi se në krye të organizatës ishte Altin Hajri i datëlindjes 1984 dhe Emiljano i vëllai.
“Altini drejton organizatën nga Shqipëria dhe nuk kishte nevojë të vinte në Itali. Asnjëherë nuk flet në telefon. Raportet me blerësit e drogës i ka përmes një zëdhënësi ose takimet i zhvillon në Shqipëri“shkruante atehere media italiane
“Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme.
Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botërore” deklaroi policia atehere.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=m-4t3jriPcw” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

