Ragmi Mustafa , Preshevë: Kryeministrin Rama do ta presim në shesh si Kryeministri ynë

“Vizita e kryeministrit Rama në Preshevë do të jetë e hapur dhe do të jetë e drejtpërdrejtë me popullin sepse krerët e vendit janë takuar me qindra herë, por populli është i interesuar që të prekë kryeministrin dhe të presë mesazhet që do t’i japë në sheshin kryesor para qytetarëve që do të dalin me një entuziasëm të madh, madhështore duke e konsideruar Edi Ramën si kryeministër të tyre”, tha Mustafa.

Ragmi Mustafa tha se Beogradi zyrtar po bën përpjekje që të pengojë vizitën e kryeministrit shqiptar në Preshevë, duke e treguar qartë urrejtjen edhe në incidentin në stadium.

“Përpjekjet e Beogradit që Rama mos vijë në Preshevë kanë qenë edhe më herët, gjë që u pa edhe nga sjelljet e Beogradit zyrtar në incidentin e stadiumit dhe në këtë drejtim nuk fshehin urrejten ndaj komunitet shqiptar. Përpjekjet e Beogradit për të minimizuar vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, e kanë caktuar datën e festës së Serbisë dhe në momentin kur kryeministri shqiptar do jetë në Preshëve institucionet e arsimit janë pushim”, u shpreh Mustafa.

Për kreun e komunës së Preshevës, vizita e kryeministrit Rama do të hyjë në histori, sepse që kur është formuar shteti shqiptar asnjë kryeministër nuk ka shkelur tokën e Preshevës.

“Një informacion zyrtar nga Beogradi nuk kemi se Rama të viztojë Preshevën, megjithatë jemi në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë sepse kemi filluar përgatitjet për pritjen e kryeministrit Rama më 11 nëntor sepse në 10 tetor do të jetë në Beograd. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e mirëpresin këtë vizitë duke shënuar një vizitë historike sepse që kur ekziston shteti shqiptar asnjë kryeministër shqiptar nuk e ka vizituar Preshevën dhe për këtë do të shënohet në histori sepse për herë të parë në luginë shkel këmba e një kryeministri shqiptar. Kjo sjell një paqëdashësi, siguri dhe stabilitet të shqiptarëve të Preshevës.”

SHKARKO APP