Rai Uno shtegtoi në Dukagjinin e mistikës dhe mikpritjes
Albert Vataj
Rai Uno shtegtoi në Dukagjinin e mikpritjes, të një përvoje të jashtëzakonshme që Marjana Koçeku, një malësore e diplomuar në perëndim është kthyer në vendlindje për ta shndërruar atë në një atraksion turistik. Pas një udhe të gjatë sfidash dhe përpjekjes, sprovash për të pamundurën në shpirtin e saj mundësie, promovimit dhe manifestimit të mënyrës se si ajo i ka arritur t’i fitojë betejat e vogla të luftës së madhe të kthimit të Dukagjinit në hartën e interesit të turistëve. Fama dhe lavdia e punës dhe përpjekjes së kësaj vajze të paepur ka mbërritur tashmë në interesimin e gjigandit italian të medias RAI, i cili ka zbritur atje mes malesh, duke përshkuar Drinin magjik dhe mistikën e maleve për të sosur ku kjo vajzë syqiellt ka ndërtuar nga asgjëja e shpresave të humbura një parajsë tokësore.