Rajmonda Bulku i rikthehet politikës

Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në spotin zyrtar të protestës së 3 marsit, i cili është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Bulku risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme. Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?