Rajmonda Bulku për politikën: E keqe, nuk të lë të jesh vetvetja

Përveç aktrimit, Rajmonda Bulku ka provuar para disa vitesh të bëjë edhe politikanen. Ajo ishte për 4 vite deputete në Kuvendin e Shqipërisë, eksperiencë të cilën duket se nuk do ta përsërisë më.

E ftuar në emisionin “Arkapia” në Ora News, Bulku ka folur për teatrin, problemet që ai has sot, por edhe për politikën dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë artit në përgjithësi dhe teatrit në veçanti.

E pyetur nëse e kishte lënë përfundimisht politikën, ajo u përgjigj se politika është e keqe dhe i bën njerëzit të dalin nga vetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politika është shumë e keqe në këtë drejtim, për të qenë vetja, mirë. Nuk mund të jesh mirë me veten edhe mënyra se si vendosesh. Hyn dhe sigurisht që ashtu është e ndarë tani dhe nuk e kemi zgjedhur ne këtë mënyrë politike dhe do të duhet gjithmonë të gjesh…”, u shpreh Bulku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?