Rakacolli: 2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje sa i përket infektimit të dy mjekëve. Bëhet e ditur se këta dy persona janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri. Ai e ka mbajtur të fshehtë fatktin që kishte qenë javës së fundit në Itali, ku transmetuar këtë virus tek mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore.

“Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore, nga 17 teste të kryera. janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo të vërteta të dyshuara. Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv”, tha Rakacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?