Rakacolli: Nëse kemi shtim të rasteve, do hiqen masat lehtësuese

Ditën e sotme u raportua se numri total i personave me koroanvirus në vendin tonë ka shkuar në 736 pas shtimit të 10 rasteve të reja.

Në fjalën e saj Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se Task-Forca për menaxhimin e situatës së pandemisë do kërkojë heqjen e masave lehtësuese nëse do ketë një shtim të rasteve të reja të infeksionit pas dy javësh.

Ndërsa ka theksuar se pavarësisht lejes, bizneset që vazhdojnë të qëndrojnë të hapura duhet të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancimit fizik në mënyrë që të vijojnë me punën.

Deklarata e Rakacollit:

Nëse nuk do të kemi distrancim fizik sëmundja do të vazhdojë që të përhapet. Nuk kemi thënë se sëmundja se është larguar. Pas dy javësh nëse do kemi rritje rastesh do kthehemi mbrapa. Pavarësisht lejes të gjithë vendet duhet të ruajnë distancën dhe higjienën.

SHKARKO APP