Rakipi dhe Rehovica, ja kush do shqyrtojnë ankimimin
Hidhet shorti në Gjykatën Administrative për ankimimin e dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, të cilëve iu hoq mandati nga KQZ për shkak se ishin subjekt i dekrimalizimit.
Ankimimi i Aqif Rakipit do të shqyrtohet nga gjyqtari Gentian Hamiti, ndërsa për Gledion Rehovicën nga Emiljano Ruli. Seanca për ankimimin e dy deputetëve, pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Më 5 janar 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.
Me 5 vota pro, KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve i akuzoi dy deputetët se me emër të rremë ishin ndaluar në shtetin italian rreth 20 vite më parë.
Deputetët e rinj që zunë vendin e tyre janë Dritan Bici, i cili zëvendësoi Aqif Rakipin e PDIU-së në Qarkun e Elbasanit dhe Silva Caka zëvendësoi Rehovicën e LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

