Rakipi: Jemi në terr informativ. Nuk dimë sa shqiptare të infektuar janë kthyer nga Italia

Përmes një lidhje telefonike në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, gazetari Ylli Rakipi tha se ka një terr mediatik dhe se nuk dihet se sa shqiptarë të infektuar janë kthyer nga Italia.

Ne jemi përballë një terri mediatik. Sa keni përfaqësues zyrtarë të shëndetësisë? Jo, nuk shkojnë shumë, shkon vetëm Rama, i cili është bërë anekdotik, duke folur dhe bllokuar 3 kompanitë celulare në botë. Në një vend tjetër në botë, përballë këtij agresioni të kryeministrit, që i del në telefon Rama, të tre kompanitë duhet të ishin paditur në gjykatë. Jemi dakord për masa të ashpra, por nuk e dimë se sa të infektuar kemi sot. Kur bota i kishte mbyllur kufijtë me zonën e kuqe në Itali, mijëra shqiptarë hynë në vend dhe ne sot nuk e dimë se sa të infektuar janë të infektuar”, tha Ylli Rakipi.

SHKARKO APP