Ralf Gjoni hyn në Kuvend, tregon pse pranoi mandatin e deputetit

Ralf Gjoni do të jetë deputeti i radhës në Parlamentin e Shqipërisë. Në një reagim në Facebook, ai thotë se ka pranuar mandatin për t’i shërbyer axhendës euro-atlantike të vendit, duke theksuar se dëshiron të jetë në krahun e drejtë të historisë.

Reagimi i plotë i Gjonit:

Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale – kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot kam dorëzuar pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe në varësi të vendimit të KQZ kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?