Ralf Gjoni: Njerëzit po ikin, më dhemb shpirti kur shoh se ku po shkon Shqipëria
Deputeti i parlamentit shqiptar Ralf Gjoni, në fjalën e tij të mbajtur në parlament, deklaroi se sot Kuvendi duhet të kontestojë masakrën e fundit elektorale.
Gjoni theksoi se njerëzit po ikin nga vendi, duke nënvizuar se i dhemb shpirti kur sheh sesi është katandisur Shqipëria.
Ralf Gjoni vlerësoi se Vaheleyi me siguri që nuk do një Shqipëri që drejtohet nga një autokrat si Edi Rama.
“A kërkon Varheley një shtet autoritar? Zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral, me Kodin e Edi Ramës. Të kontestojmë masakrën e fundit elektorale. Njerëzit janë duke ikur.
Nuk i ndaj njerëzit sa i përket fesë. Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri,. Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu. Më dhemb shpirti ku po shkon Shqipëria”, tha Gjoni.