Rama: 1 miliard euro për Shëndetësinë, 15 milionë euro ekstra për pacientët e Onkologjikut

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e 2026 janë parashikuar një miliard euro për Shëndetësinë, ku 15 milionë euro ekstra do të shkojnë për pancientët e Onkologjikut.

Mu duk e udhës të ndaj me ju projekt-buxhetin 2026 me mbi 1 miliardë euro për Shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, afro 4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta. Për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influnete në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do udhëheqë projektim kombëtar të ngritjes së institutit kombëtar të tumoreve për Shqipërinë 2030, që do i bashkohet rrjetitndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?