Rama: 1000 vetë po merren me negociatat për anëtarësim në BE, s’mund të ketë ndërprerje
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë një mijë persona që merren me negociatat për anëtarësimin në BE, duke shtuar se s’mund të ketë ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 11 majit.
“Në 11 maj, nuk duhet një fitore numerike, por duhet një triumf. Në 11 maj, duhet të mendoni Shqipërinë në procesin e negociatave. Janë 1000 vetë që bëjnë negociatat. 40 persona merrem me ikje-ardhje Tiranë-Bruksel. Gjithë kjo makineri që është ngritur dhe ajo gatishmëri nga ana tjetër, nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje. Futja në BE i jep sovranitetit tre vlera të sigurta dhe të garantuara njëherë e mirë, lirinë, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike. Këto të treja nuk t’i garanton askush përveç asaj familjeje”, tha Rama ditën e sotme teksa zhvilloi një takim me asambletë e PS-së në Kamëz, njësitë 7 dhe 10.
Më tej, Rama foli sërish rreth akuzave të Sali Berishës, i cili thotë se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është arratisur.
“Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment, Por këneta nuk do ta dijë as për familjarët për asgjë. Thanë u arratis i morën laptopin, shkoi BKH në Kryeministri e të tjera si këto. Dhe vijojnë bëhen debate, kanë ndodhur apo jo?
KOHA JONË SONDAZH

