Rama: 3 herë më shumë punë për t’ju kthyer borxhin ku më futët më 25 prill

Pasi ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë vendin dhe Partia Socialiste ka dalë fituese me 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video të publikuar nga Fushë-Kruja.

Në video Rama publikon pamje nga shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit,  ku bën me dije se janë rindërtuar 15 pallate, 100 apartamente 167 shtëpi.

Më tej ai shkruan se në këtë mandat të tretë do të ketë 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin shqiptarëve që e votuan.

“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit.” shkruan Rama.

SHKARKO APP