Rama: 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS janë vajza dhe gra

Kryeministri Edi Rama, thotë se lista e kandidatëve të PS i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare. Gjatë një takimi, Rama tha se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS janë vajza e gra.
”Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.
Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.
Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama.