Rama: 850 mijë persona të vaksinuar kundër COVID në Shqipëri

Shifra e personave të vaksinuar kundër COVID në vendin tonë ka shkuar në 850 mijë në total. Lajmi është bërë me dije kreu nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.  Teksa ka ndarë lajmin e mirë, kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin edhe me një emoji.

Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik.

Në vendin tonë fushata e imunizimit kundër COVID, po vijon prej muajit Janar me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe ato kineze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?