Rama akuza Prokurorisë: Fshehët 613 kg kokainë

Gjatë mbledhjes të grupit të PS-së, Edi Rama lëshoi një akuzë të rëndë ndaj Prokurorisë. Sipas tij, sasia rekord e 613 kg kokainë, u fsheh me ndihmën e Prokurorisë.

“Jo vetëm që këtyre të paudhëve pa idin e pa iman i vjen mendja se duke minuar e hedhur në erë negociatat do i kthejë njerëzit kundër nesh, e do kthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë. Por këto e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta sepse hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha, të krimit e korrupsionit në vite, lidhjeve reale të politikës me aktivitet krimale që ka pastrimi i parave me vulën e partisë deri te kuntalet e kokainës fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë. Por ndërsa e ardhmja e drejtësisë afrohet, ata do e paguajnë një më një”,-u shpreh Rama në mbledhjen e grupit të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?