Rama: Arsimi profesional, më mirë se diploma e universitetit

Kryeministri Edi Rama duke folur me statistika për arsimin profesional, tha se ata që kryejnë arsimin profesional kanë 20% më shumë mundësi punësimi se ata me diplomë universiteti. Dhe sipas tij ka një arsye për këtë.

”20% më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsimin profesional në krahasim me ata që e kanë një diplomë universiteti. Kjo lidhet dhe me cilësinë mizerabël të shumë diplomave të universiteteve të së shkuarës dhe tanimë të mbyllura, por nga ana tjetër lidhet dhe me urinë e madhe që ka tregu i punës për zanatçij, profesionistë. Gjithashtu është me rëndësi të përmendet dhe fakti që numri i të diplomuarve në arsimin profesional është rritur me thuajse dyfish krahasuar me një vit më parë. Ne do të vazhdojmë ta nxisim shumë fort arsimin profesional. Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë së nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 12% më e lartë se ajo e nxënësve me arsim të mesëm të përgjithshëm. Po ashtu, statistikat tregojnë qartë që dhe vlera e pagës për nxënësit që mbarojnë arsimin profesional në vendin e tyre të parë të punës është më e lartë se ajo e atyre që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm në vendin e tyre të parë të punës”, tha Rama.

Ai tha se përpjekja është që vendi të ecë mbi dy këmbë, në kuptimin e arsimimit dhe formimit të të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Qëllimi ynë dhe politika jonë në këtë drejtim është e dedikuar që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progresive, dhe në arsimin profesional të mos shkojnë thjesht dhe vetëm nxënësit që nuk ndjekin dot arsimin e mesëm të përgjithshëm për arsye të rezultateve por dhe më të mirët”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?