Rama: Ata që kanë zanat, shumë shpejt do konkurrojnë pagat që merren në Gjermani

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat në sektorin publik. Rama insistoi që prindërit t’i drejtojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, duke thënë se është shumë e afërt koha që në fund të muajit, ata që kanë zanate, tu dalin llogaritë po aq sa në Gjermani.

”Këtu lind nevoja për të rritur këmbënguljen tonë për të çuar sa më shumë në veshin e prindërve që kanë fëmijë në fund të nëntë vjeçare mesazhin që nëse fëmijët nuk kanë prirje të fortë për të mësuar, është gjynah ndaj tyre që t’i mbash me zor në shkollë të mesme të përgjithshme dhe të mos tu japësh një zanat.

Këtu ata që kanë zanate, kanë shansin që realisht të kenë në pak vite një pagë që për atë lloj punë, nuk bën diferencë në fund të muajit nga paga që mund të marrin duke ikur në Gjermani e ku di unë.

Në fund të muajit domethënë, atyre që bëjnë një punë të zakonshme në Gjermani apo ku do qoftë, nuk i ngelet gjë në fund të muajit, se kostoja e jetesës është rritur në mënyrë marramendëse”,-tha Rama.

SHKARKO APP