Rama: Ata që prodhojnë e transportojnë ushqime nuk ndalohen të qarkullojnë

Kryeministri i vendit Edi Rama sqaron se orari për kufizimin e lëvizjes nga nesër nuk do të prekë ata që transportojnë ushqime, por vetëm ata që punojnë si në sektorin publik ashtu edhe privat.

Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:

? TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT!

? ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHE KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT QË DALIN AKOMA NË PUNË, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE!

? MIRËNJOHJE TË GJITHË PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE DHE FURNIZUESVE TË MALLRAVE USHQIMORE, NË FSHAT E NË QYTET, QË JANË SOT GARANTËT E MËDHENJ TË REZISTENCËS POPULLORE,- shkruan Rama në një postim në Facebook.

SHKARKO APP