FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajpasi i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për turizmin në veri, lidh Ranën e Hedhun me Velipojën (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimi i bypass-it të Shëngjinit përbën një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në veri të vendit.

Rama ka ndarë pamjet nga punimet në këtë rrugë dhe shkruan:

Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.
Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës.
Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?