Rama-banorëve: Ikja unë po ta kisha fajin për tërmetin
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme ndodhet në Durrës, ku është i shoqëruar edhe nga Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.
Rama dhe Lenarčič kanë inspektuar nga afër shkollën “Neim Babameto” në Durrës, e cila do të rindërtohet nga e para, pasi u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Gjatë inspektimit, teksa Rama takoi një grup qytetarësh të prekur nga tërmeti, diskutoi edhe më një çift bashkëshortësh. Këta të fundit i kërkuan Ramës që dikush të shkonte të inspektonte banesën e dëmtuar, pasi sipas tyre, rrezikojnë që të shemben edhe disa ndërtesa ngjitur.
Por ajo çka iu sugjeroi kryeministri ishte që ata të prisnin radhën, pasi ekspertët do të vinin dhe në banesën e tyre. Mes të tjerash Rama tha se do të ishte ai fajtori për tërmetin, do ishte larguar vet nga detyra.
BISEDA ME QYTETAREN
Qytetarja: Kemi shkuar në bashki dhe kemi kërkuar që të na shohin shtëpinë pasi u rrezikohet shtëpia.
Rama: Ju rrini rehat…Do vinë t’ua shohin shtëpinë.
Qytetarja: S’mund të presim se u rrezikohet banesa dhe të tjerëve. Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi. Eja shiheni vetë.
Rama: S’jam ekspert. Po ta kisha unë fajin e zgjidhnim kollaj. Iksha unë dhe mbaronte puna. Sa fëmijë keni?
Qytetarja: 2 fëmijë
Rama: I keni bërë njëherësh??
Qytetarja: Jo një nga një
Rama: Atëherë prisni! Ku jeni fjet mbrëmë?
Qytetarja: Tek kunati
Ndër të tjera Rama bashkëbisedoi edhe me një ekspert italian, i cili sqaroi se kostoja e rikonstruksionit të dëmeve të kësaj shkolle shkonin më shumë se sa një godinë e re. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte rindërtimi nga e para e një shkolle të te. Rama teksa i falënderoi për kontributin e tyre ekipin italian, tha se; “Italianët janë shqiptarë por të veshur me Versace”.