“Rama-Basha po përsërisin marrëveshjen e 2017”/ Patozi: Nuk bëjnë asnjë përpjekje për ndryshim
Koordinatori i Bindjes Demokratike ka reaguar ashpër sa i takon sjelljeve dhe deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj kohe.
Përmes një postimi në rrjetin social, Patozi shprehet se Rama dhe Basha përdorin të njëjtin refren duke akuzuar njëri-tjetrin dhe sipas tij ata kanë një mungesë të theksuar fantazie dhe nuk bëjnë as përpjekjen minimale për të sjellë ndryshimin në vend.
Koordinatori i Bindjes Demokratike thekson se Rama-Basha janë duke përsëritur marëveshjen e 2017, duke mos respektuar aspak elektoratin e tyre dhe sipas tij duke u servirur të njëjtën gjellë të prishur.
Reagimi i plotë:
“SIKUR TË MOS KENË KALUAR 4 VJET
Sondazh mashtrues, sondazh i vërtetë, program shpëtimtar, program skandaloz, do të çoj për skrap, do të hedh në Lanë, ti tradhtar i kombit, unë hero kombëtar, qeveri e krimit, opozitë e falimentuar, më prit se të erdhi fundi, gjej vrimë ku të futesh më 26 prill.
Mos prisni gjë tjetër! Kjo do të jetë deri në fund fushata dhe oferta e të njëjtave parti me të njëjtët udhëheqës të lodhur nga koha dhe nga mëkatet e veta.